Aksident në një galeri në Bulqizë, humb jetën minatori

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën një minator rreth 64 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë duke punuar në thellësi të galerisë kur është goditur nga një masiv.

banner

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të rënda.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy