BE nis lehtësimin e masave ndaj Kosovës, kërkon hapa për uljen e tensioneve në veri

by engel

Shkruan Augustin Palokaj

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura prej më shumë se dy vitesh, por ka theksuar se procesi i plotë i lehtësimit varet nga veprimet e qeverisë në Prishtinë për qetësimin e situatës në veri të vendit.

banner

Burime brenda BE-së kanë bërë të ditur se lehtësimet e para përfshijnë rikthimin e ndihmës teknike në kuadër të Fondit për Reforma dhe Rritje, si dhe rifillimin e punës së nënkomisioneve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka rikujtuar se në dhjetor të vitit 2024, Këshilli i BE-së vendosi që masat të hiqen gradualisht, në përputhje me hapat e Kosovës drejt uljes së tensioneve në veri. “Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave, konkretisht katër projekte të asistencës teknike për investimet e ardhshme në kuadër të Fondit për Reforma dhe Rritje, si dhe rifillimin e punës së nënkomisioneve të MSA-së”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Megjithatë, siç nënvizohet nga Brukseli, hapat e tjerë do të varen nga zhvillimet në terren dhe kushtëzohen me qetësimin e qëndrueshëm të situatës në veri të Kosovës.

BE-ja nuk ka dhënë detaje të tjera se cilat masa mund të hiqen më tej, ndërsa diplomatët evropianë vlerësojnë se lehtësimet aktuale janë më shumë simbolike, duke nënvizuar se do të presin veprime konkrete nga autoritetet kosovare në veri para se të ndërmarrin hapa të tjerë në këtë drejtim.

Ndihma teknike e rikthyer i referohet projekteve të miratuara në fund të korrikut nga Komiteti për Kornizat e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa sa i përket rifillimit të punës së nënkomisioneve, më 10 korrik në Prishtinë janë mbajtur takimet për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy