Bernard Berisha rikthehet në Kosovë dhe firmos me Ballkanin

by engel

Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka arritur marrëveshje me ish kampionët e Kosovës, Ballkanin, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin rus.

33-vjeçari, i cili para pak javësh u largua nga Akhmat Grozny – klub ku luajti për tetë sezone rresht – rikthehet në Superligën e Kosovës pas plot 13 vitesh mungesë.

banner

Berisha, me 27 paraqitje me fanellën e “Dardanëve”, ishte futbollist i lirë dhe për shërbimet e tij kishin shprehur interesim edhe disa skuadra nga kampionati shqiptar, por në fund ai vendosi t’i bashkohet Ballkanit.

Karrierën e tij Berisha e ka nisur te Besa e Pejës në vitin 2010, për të vazhduar te Besa e Kavajës dhe Skënderbeu i Korçës. Në vitin 2016 u transferua te Anzhi Makhachkala, ndërsa një vit më pas kaloi te Akhmat Grozny, ku qëndroi deri së fundi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy