Çitaku apelon Kushtetuesen të zhbllokojë ngërçin institucional: Partia-shtet e futi vendin në krizë

by engel

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja pret nga Gjykata Kushtetuese që të trajtojë me profesionalizëm kërkesën e paraqitur nga kjo parti dhe, siç u shpreh ajo, t’i hapë rrugë zgjidhjes së ngërçit institucional ku, sipas saj, e ka futur vendin “partia-shtet”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Çitaku tha se sulmet ndaj institucioneve të pavarura janë të papranueshme – veçanërisht kur vijnë nga nivelet më të larta të shtetit – dhe theksoi se PDK-ja, edhe kur vendimet e Kushtetueses nuk i kanë pëlqyer, i ka respektuar ato në funksion të rendit demokratik dhe ndarjes së pushteteve.

banner

“Institucionet janë shumë më të mëdha se individët që përkohësisht ushtrojnë pushtet nëpërmjet tyre. Presim që Gjykata Kushtetuese t’i hapë rrugë zgjidhjes së situatës së krijuar nga partia-shtet”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy