E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, ajo u pa duke dalë nga oborri i institucionit, por nuk pranoi të komentojë mbi arsyet e vizitës, duke u mjaftuar me një përgjigje të shkurtër: “See you”.
Vizita e diplomates amerikane vjen një ditë pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila bëri të ditur tërheqjen e kërkesës së saj nga Kushtetuesja, pasi gjyqtar raportues në këtë çështje ishte caktuar Radomir Llaban.