Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen, qëndron sot për vizitë në Kosovë. Vizita e tij do të nisë me një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Siç ka njoftuar Presidenca, takimi pritet të mbahet në orën 10:00, në zyrën e presidentes Osmani.