Isa Mustafa shpreh mbështetje për protestën e veteranëve: Po të kisha shëndet, do t’i bashkohesha më 7 gusht

by engel

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur përkrahje për protestën e paralajmëruar më 7 gusht nga veteranët e luftës, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me gjykim në Hagë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka theksuar se detyrë e të gjithëve është ruajtja e historisë së luftës, e cila nuk duhet të shtrembërohet nga dëshmi të prodhuara nga aparati shtypës serb. Sipas tij, shteti i Kosovës u ndërtua mbi dy shtylla – rezistencën paqësore të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova dhe luftën e armatosur të UÇK-së – vlera këto që nuk duhet të relativizohen.

banner

Mustafa kujtoi se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës me bindjen e plotë në drejtësinë ndërkombëtare, besim që, siç tha ai, atëkohë e ndanin edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Duke reflektuar mbi zhvillimet aktuale në Hagë, ai theksoi se askush nuk kishte pritur që prijësit e luftës, të cilët patën rol kyç në Rambuje, Vjenë dhe në shpalljen e pavarësisë, do të përballeshin me akuza të tilla.

Pavarësisht dallimeve politike me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, Mustafa tha se në këtë rast mbështet luftën e tyre për drejtësi. “Sikur ta kisha shëndetin, më 7 gusht do të isha edhe unë në shesh përkrah tyre”, deklaroi ish-kryetari i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy