Ish-futbollisti francez shprehë dyshime se reprezentuesi kosovar mund të përshtatet te Olympique Marseille

by Nexhat

Edon Zhegrova u rikthye në qendër të vëmendjes së fundmi me Olympique Marseillen që thuhet se ka shprehur interesim për të.

Madje, mediat francez kanë shkruar dje se ky klub tashmë i ka nisur bisedimet me Lillen për transferimin e yllit kosovar.

banner

E rreth këtij transferimi eventual ka folur ish-futbollisti francez, Kevin Diaz, sot analist i futbollit.

Në “After Foot” të “RMC Sport”, ai theksoi se i ka dyshimet e tij nëse anësori ofanziv do të mundë të përshtatej tek Marseille, përcjell “Gazeta Express”.

Diaz i sheh problem kryesor dobësitë psikologjike të 26-vjeçarit, ndërsa e vë në pah talentin e tij dhe aftësitë e padiskutueshme si futbollist.

“Kur e sheh dokumentarin e sezonit të Marseillet, kam dyshime serioze nëse Zhegrova është i prerë për të punuar me një trajner dhe një drejtor sportiv kaq kërkues. Ai është një lojtar që ka treguar cilësi, sigurisht, por që i ka shfaqur edhe disa dobësi psikologjike. A do të jetë në gjendje ai ta pranojë një nivel të caktuar të konkurrencës dhe të kërkesave? Nuk kam dyshime në talentin e tij, por kam dyshime serioze nëse ai do të jetë i përshtatshëm dhe i pajtueshëm me ato që i ka zbatuar Marseille në vitet e fundit. E shoh një fat të tij më shumë si Wahi sesa si Rabiot”, deklaroi konsulenti i “RMC”,

Ditë më parë, edhe gazetarët tjerë francezë e kritikuan Zhegrovën për, sipas tyre, papjekurinë që e ka shfaqur.

Edoni nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa po ushtron individualisht qe një kohë derisa të rehatohet në një klub të ri.

Spekulohej se ish-futbollisti i Baselit do të mundë të përfundonte në Itali, ku më së shumti e donte Napoli, madje që nga janari.

Por, me gjasë Zhegrovë mund të vazhdojë të luajë në Francë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy