Ish-Presidenti Meta kërkon lirinë: Hetimet janë mbyllur, nuk ka rrezik për prishjen e provave

by Nexhat

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ekziston më rreziku për prishjen e provave, pasi hetimet ndaj tij janë përmbyllur nga SPAK dhe dosja është drejt kalimit në gjykim.

“Ka edhe një element tjetër që gjykatat s’e kanë marrë parasysh dhe me dashje e kanë anashkaluar: fakti që është edhe politikan aktiv, presidenti i Partisë së Lirisë. I kërkojmë gjykatës pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal për të pandehurin Ilir Metaj në një masë tjetër që të jetë proporcionale me rrethanat e krijuara, por edhe me personalitetin e tij. Për ne, masa më e përshtatshme është ajo e ndalimit të daljes jashtë shtetit, parashikuar nga neni 232 i Kodit të Procedurës Penale.”

banner

Kërkesa e Ilir Metës vjen pak ditë pasi ish-presidenti u njoh zyrtarisht nga SPAK me mbylljen e hetimeve, ndërkohë që tashmë pritet që dosja ndaj tij të kalojë për gjykim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy