Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese.
Në një postim në Facebook, Maliqi ka vlerësuar se presidentja, në vend se të kontribuojë në zgjidhjen e situatës, po e rëndon edhe më shumë bllokadën politike. Ai e ka konsideruar veprimin e saj si “patetik” dhe ka thënë se Osmani “po e tërheq vetën për hunde”.
Sipas tij, në vend që të tregojë rol konstruktiv si “gardiane e institucioneve”, presidentja po e thellon ngërçin me vendimet e saj të fundit.