Maliqi reagon pas përdhosjes së flamurit: Incidentet e tilla mund të nxisin aktorë të jashtëm me “budallenj të brendshëm”

by engel

Pas rastit të përdhosjes së flamurit të Kosovës në sheshin e Prishtinës nga një qytetar nga Tirana – i cili u shoqërua në polici – analisti Agon Maliqi ka reaguar duke paralajmëruar për rrezikun e prapaskenave të jashtme që, sipas tij, mund të përdorin individë të brendshëm për të provokuar tensione.

Maliqi e lidh këtë rast me vandalismin e statujave të Skënderbeut ditëve të fundit, duke thënë se këto incidente “të çojnë mendjen tek aktorë të jashtëm që shfrytëzojnë budallenj të brendshëm, qoftë për t’i prodhuar, apo për t’i amplifikuar përmes reagimeve përçarëse”.

banner

Ai përmend konceptin e “masave aktive” – operacione të subversionit politik të përdorura dikur nga KGB-ja – që nxisin veprime provokuese në shoqëri për të polarizuar opinionin publik.

Në këtë kontekst, Maliqi sjell si shembull edhe figurën e Nikolla Xhufkës nga Elbasani, i vetëquajtur “peshkop”, për të cilin thotë se po instrumentalizohet për të nxitur tensione ndëretnike në Kosovë.

Sipas tij, kapaciteti institucional dhe shoqëror për të identifikuar këto operacione dhe për t’u mos rënë “në grackë” të tyre, mbetet ende i ulët.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy