Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës (CIK BeH) në mbledhjen e sotme i ka hequr mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik.
Lajmi ka marrë vëmendje edhe në disa media ndërkombëtare, të cilat janë të një mendimi: Milorad Dodik është një separatist i lidhur me zbatimin e politikave ruse në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Associated Press (AP) shkruan se “komisioni zgjedhor boshnjak ka shkarkuar separatistin”, duke theksuar se zgjedhjet e fundit për presidentin e RS janë mbajtur në vitin 2022.
“Autoritetet zgjedhore të Bosnjë dhe Hercegovinës të mërkurën kanë shkarkuar liderin separatist të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, nga pozita e presidentit të entitetit Republika Sërpska, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar ndonjë funksion politik. Komisioni Zgjedhor njoftoi se Dodik ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, ndërsa zgjedhjet e parakohshme për president të RS do të mbahen brenda 90 ditëve nga dita e marrjes së vendimit. Zgjedhjet e fundit presidenciale në entitetin RS janë mbajtur në vitin 2022”, thuhet në raportin e AP.
Al Jazeera thekson se Dodik është akuzuar për korrupsion, si dhe për zbatimin e një politike pro-ruse.
“Milorad Dodik disa herë ka bërë thirrje për shkëputjen e entitetit RS dhe bashkëngjitjen e tij me Serbinë, çka në vitin 2022 bëri që administrata e atëhershme e presidentit amerikan Joe Biden të vendosë sanksione ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Lideri i serbëve të Bosnjës është gjithashtu i akuzuar për korrupsion dhe për ndjekje të politikave pro-ruse”, raporton Al Jazeera.
Arab News është fokusuar në përplasjet e Dodikut me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar Christian Schmidt.
“Dodik është përplasur disa herë me përfaqësuesin më të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr paqen në vend, Christian Schmidt, duke i shpallur vendimet e tij si të paligjshme në RS. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit parashikon që përfaqësuesi i lartë ka kompetencë për të imponuar vendime dhe për të ndryshuar ligje në vend. Kërcënimet separatiste të Dodikut kanë ngjallur frikë në Bosnjë, ku në periudhën 1992-1995 shpërtheu një luftë pasi serbët e Bosnjës kundërshtuan pavarësinë nga ish-Jugosllavia dhe synuan krijimin e një mini-shteti me qëllim bashkimin me Serbinë. Rreth 100.000 njerëz u vranë dhe miliona të tjerë u zhvendosën”, thuhet në artikullin e Arab News.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të sotëm, CIK do të marrë vendim për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të sotëm, CIK do të marrë vendim për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska.
KQZ e Bosnjës ia hoqi mandatin e presidentit, Dodik refuzon vendimin me disa fjalë fyese
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (CIK BeH) në seancën e sotme ia hoqi mandatin Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik.
Dodik fillimisht e bëri deklaratën e tij me një mesazh të shkurtër në të cilin shkroi “Një tjetër copë m… nga Sarajeva – e fundit”, dhe më pas pasoi një reagim i ri.
“Dorëzimi dhe heqja dorë nuk ekzistojnë. Dorëzimi nuk është një opsion” – theksoi ai.
Ai shtoi se “nuk ka CEK”.
“Betohem se do t’i kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi detyrat e mia, do të ruaj sekretet shtetërore, do të mbroj dhe përfaqësoj interesat e popullit dhe qytetarëve të Republikës Srpska, dhe do t’i përmbahem me nder Kushtetutës dhe ligjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Srpska. Nuk ka CiK këtu” – tha Dodik.
Pasi vendimi i sotëm të bëhet përfundimtar, CEK do të marrë një vendim për thirrjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Presidentin e entitetit Republika Srpska.