Sot e mërkurë pritet mot kryesisht me diell, i shoqëruar nga vranësira të herëpashershme gjatë ditës. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rrebeshi lokal, veçanërisht në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të caktuara mund të jetë mjaft e fortë, me shpejtësi që parashikohet të variojë nga 20 deri në 47 km/h.
Temperaturat do të jenë në rritje, me vlerat minimale nga 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 31°C.