Robert Bosch u bën thirrje qytetarëve të protestojnë me dinjitet: Koha të shfuqizohet Gjykata Speciale

by engel

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme në mënyrë të qetë e dinjitoze, pa dhunë dhe pa slogane fyese.

Duke kujtuar se ka shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Gjykata Speciale, Bosch thotë se ky institucion ka devijuar nga misioni për të cilin u krijua. Ai thekson se gjykata u ngrit mbi pretendimet për trafik organesh, por pasi hetuesi Williamson përfundoi se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, ajo duhej të ishte ndërprerë.

banner

Sipas tij, Gjykata Speciale operon pa mbikëqyrje dhe transparencë, ndërsa pranimi i provave të fundit nga Shërbimi Sekret i Serbisë vetëm sa e minon më tej besueshmërinë e saj.

Bosch vlerëson se kjo gjykatë, e cila përbën një kosto të madhe për taksapaguesit, duhet të shfuqizohet, për t’i hapur rrugë krijimit të një gjykate për krimet e luftës në Kosovë.

“Nëse protestoni, bëjeni me dinjitet – pa dhunë dhe pa slogane të këqija”, është mesazhi i tij për qytetarët e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy