Rozeta Hajdari mban sot konferencë për shtyp pas intervistimit nga Prokuroria

by engel

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, e cila është caktuar të nisë në orën 14:30. Fillimisht, konferenca ishte planifikuar të mbahej dje, por u shty për sot për shkak të angazhimeve të ministres, sipas njoftimit nga kabineti i saj.

Kjo paraqitje për mediat vjen gjashtë ditë pasi Hajdari u intervistua nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin e pretenduar për rezervat shtetërore. Pas intervistimit, ajo deklaroi se kishte dhënë sqarime për këtë çështje, duke akuzuar ndërkohë Prokurorinë për zhvillim të një procesi të paligjshëm dhe për hyrje në MINT me qëllim marrjen e dokumenteve të klasifikuara si sekrete.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy