Shpenzimet buxhetore në Kosovë: shumë konsum, pak zhvillim

by engel

Shkruan Arianit Koci

Kosova po shpenzon shumë, por jo domosdoshmërisht mençur. Ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rritur, destinimi i tyre vazhdon të mbetet kryesisht për konsum afatshkurtër, e jo për projekte që e ndryshojnë ekonominë.

banner

Paga për sot, mungesë vizioni për nesër

Që nga pandemia, shpenzimet publike po rriten me mbi 9% çdo vit, por mbi 80% e buxhetit po shkon për paga, mëditje dhe transfere – shpenzime mujore që e mbajnë administratën në këmbë, por nuk gjenerojnë zhvillim. Në anën tjetër, investimet kapitale kanë rënë nën 20%, duke dëshmuar se shteti po shpenzon më shumë për të ruajtur status quo-në, sesa për t’u zhvilluar.

Miliona në transfere sociale, por pabarazia rritet

Subvencionet dhe transferet sociale pas COVID-it janë rritur nga 7.8% në 11% të PBB-së. Megjithatë, përfitues kryesorë nuk po rezultojnë të jenë më të varfrit. Të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa e të ardhurave që i takon 20% më të varfërve ka rënë nga 9.5% në vetëm 1.9%. Kjo ngrenë pikëpyetje serioze për drejtësinë dhe efektivitetin e këtyre politikave.

Investimet kapitale: pak, vonë dhe keq

Shpenzimet për projekte zhvillimore janë ulur në 5.8% të PBB-së, ndërsa realizimi i tyre mbetet nën 70% çdo vit që prej 2019-s. Rreth një e katërta e projekteve të buxhetit 2025 kanë filluar para vitit 2020 dhe ende nuk kanë përfunduar. Kjo tregon mungesë planifikimi dhe menaxhimi, duke krijuar humbje kohe, parash dhe besimi publik.

Politika pa strategji zhvillimi

Përkundër rritjes së shpenzimeve, mungon orientimi drejt projekteve transformuese si infrastruktura moderne, zhvillimi i sektorit privat, teknologjia dhe fuqia punëtore. Fokusimi në konsum afatshkurtër po e lë Kosovën pa motor të qëndrueshëm zhvillimi.

Koha për kthesë buxhetore

Kosova nuk mund të ecë përpara duke shpenzuar pothuajse gjithë buxhetin për paga dhe transfere. Nevojitet një ndryshim i qartë kursi – më shumë investime në infrastrukturë, përkrahje për bizneset, zhvillim të kapitalit njerëzor dhe fokus në inovacion. Përndryshe, buxheti publik do të vazhdojë të jetë vetëm një faturë mujore, e jo levë zhvillimi ekonomik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy