Vasfije Krasniqi-Goodman: Më 7 gusht në protestë – për historinë, dinjitetin dhe Kosovën

by engel

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar më 7 gusht në Prishtinë, e cila organizohet si reagim ndaj, siç u cilësua, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së”.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi-Goodman ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestë, duke thënë se qëllimi i saj nuk është mbrojtja e individëve, por ruajtja e dinjitetit kolektiv të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi të barabartë.

banner

“Arsyeja pse më 7 gusht do të jem në protestë është e thjeshtë: përballë një bote ku kriminelët serbë ende janë të lirë, është e papranueshme që ish-ushtarët tanë të përballen me padrejtësi,” ka shkruar ajo.

Krasniqi-Goodman shtoi se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, duke e cilësuar UÇK-në si mburojën e popullit të Kosovës, dhe refuzoi çdo tentativë për “njollosjen e historisë” së luftës.

“Unë dal si qytetare e këtij shteti që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta… Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!”, përfundon ajo.

Protesta e 7 gushtit vjen në vazhdën e reagimeve publike ndaj procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët mbështetësit pretendojnë se po gjykohen padrejtësisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy