Zemaj akuzon Qeverinë Kurti: Një kompani farmaceutike ka përfituar mbi 70 milionë euro, barnat po mungojnë në spitale

by engel

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Shëndetësisë, Arbën Vitia, duke i cilësuar si përgjegjës për gjendjen alarmante me mungesën e barnave në institucionet publike shëndetësore.

Sipas Zemajt, derisa pacientët përballen për ditë me raftet bosh në barnatoret spitalore, një kompani e vetme farmaceutike ka arritur të përfitojë mbi 70 milionë euro nga kontratat për furnizim me barna esenciale gjatë qeverisjes Kurti.

banner

“Barnat mungojnë, propaganda s’mungon. S’ka lidhje për Kurtin e Vitinë mungesa e barnave – më me rëndësi për ta është se vetëm një kompani farmaceutike, gjatë qeverisjes së tyre, ka marrë mbi 70 milionë euro për furnizime. Kur skandalet dhe dështimet dalin në pah, ata orvaten t’i mbulojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj kritikëve. Të paaftë dhe të korruptuar”, ka shkruar Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzoi ekzekutivin se ka zhytur shëndetësinë në kolaps, ndërkohë që, sipas tij, vazhdojnë të shpërndajnë miliona në forma të dyshimta te kompani të afërta me pushtetin.

LDK ka paralajmëruar se çështjen do ta çojë edhe në Prokurori, duke kërkuar hetim të kontratave dhe përgjegjësi për mungesën e barnave nga lista esenciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy