Zjarr masiv në Patos/ 4 hektarë pyll në flakë, rrezikohen zonat e banuara

by Nexhat

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në zonën e Gjinoqarit, në Patos. Sipas kryeplakut të fshatit, Nuri Gllava, masivi pyjor nuk është pastruar prej më shumë se 50 vitesh, çka e bën jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse

Në terren ndodhen katër mjete zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës, të cilët po përballen me flakët duke përdorur mjete rrethanore. Era e fortë po ndihmon përhapjen e zjarrit në disa drejtime, duke e përkeqësuar situatën dhe duke shtuar rrezikun për zonat e banuara përreth

banner

Dy automjete zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës, ndërsa për nesër është parashikuar ndërhyrje nga ajri për të ndalur përhapjen e flakëve. Autoritetet apelojnë për ndërhyrje urgjente për të shmangur një katastrofë të mundshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy