Aktori Arjanit Hoti hyn në politikë – kandidon për asambleist në Drenas

by engel

Aktori i njohur kosovar, Arjanit Hoti, i është futur zyrtarisht jetës politike, duke shpallur kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Drenasit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me një fotografi, Hoti bëri të ditur se synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Drenasit. Ai theksoi se nuk ka ambicie për poste apo karrierë politike, por dëshiron të japë një kontribut të ndershëm dhe të jetë zë i qytetarëve.

banner

“Nuk hy në këtë garë për karrige apo për karrierë politike – hy për një qëllim të vetëm: të jem zëri juaj, të përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe të jap kontributin tim për komunën që e dua”, shkroi Hoti.

Në postimin e tij, ai gjithashtu vlerësoi lartë udhëheqjen e kryetarit aktual të komunës, Ramiz Lladrovci, duke e cilësuar atë si një model të përkushtimit dhe zhvillimit konkret në shumë fusha.

Hoti, i njohur për rolet e tij në serialet televizive dhe si krijues i serialit të popullarizuar “Shpija e Madhe”, tha se përvoja e tij në art dhe komunikim me publikun i ka dhënë aftësinë të kuptojë njerëzit dhe sfidat e tyre – një përgatitje që, sipas tij, do ta ndihmojë në politikë.

Ai përfundoi thirrjen e tij me një ftesë për qytetarët që t’i bashkohen në këtë rrugëtim, duke premtuar se do të vazhdojë rrugën e zhvillimit në Drenas.

Slogani i tij: “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy