Ambasada e SHBA-ve : Merrni përgjegjësinë dhe zgjidheni ngërçin institucional, dhe mos i ndalni qytetarët që lirshëm të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në zgjedhje

by engel

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë të ditur se e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, është takuar sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të theksuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë në Kosovë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të bashkëpunojnë për të kapërcyer bllokadën institucionale.

Gjatë këtij takimi, diplomatja amerikane theksoi se një demokraci funksionale nuk mund të ekzistojë pa mundësinë që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirisht dhe në mënyrë të drejtë përfaqësuesit e tyre.

banner

“Bllokimi i partive legjitime politike, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, paraqet kërcënim serioz për integritetin e procesit demokratik,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Chargé d’affaires Prattipati i bëri thirrje të gjithë liderëve politikë që të lënë mënjanë ndarjet dhe të përmbushin mandatin që u është dhënë nga populli i Kosovës.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin një Kosovë demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, dhe bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm për tejkalimin e situatës aktuale politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy