Arteta paralajmëron: Ky është sezoni i rikthimit të Arsenalit te lavdia

by informim peje

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur me vendosmëri se sezoni i ri mund të jetë momenti i kthesës për “Topçinjtë”, pas tri vitesh pa trofe madhor dhe vendesh të dyta në Premier League.

Në prag të ndeshjes miqësore kundër Villarrealit, tekniku spanjoll dha një mesazh të qartë:
“E dimë mirë cilat janë objektivat dhe çfarë duam të arrijmë këtë sezon. Besojmë fort në aftësinë tonë për t’i realizuar.”

banner

Arsenali ka qenë pranë suksesit në dy sezonet e fundit, por Arteta beson se këtë herë gjithçka do të varet nga përkushtimi i skuadrës.
“Kemi qenë afër, shumë afër… por këtë herë do të jetë skuadra që do të vendosë nëse do të arrijmë apo jo,” tha ai.

Klubi londinez ka investuar rreth 230 milionë euro gjatë merkatos, duke sjellë emra të rëndësishëm si sulmuesi Viktor Gyökeres, mesfushorët Martin Zubimendi dhe Christian Nørgaard, mbrojtësi Cristhian Mosquera, anësori Noni Madueke dhe portieri Kepa Arrizabalaga.

Me një skuadër të konsoliduar dhe përforcime të kalibrit të lartë, presioni mbi Artetën është më i madh se kurrë. Në “Emirates Stadium” tashmë nuk ka vend për justifikime – ky sezon shihet si mundësia e artë për të rikthyer Arsenalin në majat e futbollit anglez dhe evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy