Chelsea goditet e rëndë në fillim të sezonit, mbrojtësi kryesor ka këputur ligamentin ACL

by Nexhat

Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë pas një operacioni për të riparuar dëmtimin e ligamentit ACL, i cili i ndodhi gjatë stërvitjes në Cobham të hënën. 

22-vjeçari pësoi këtë lëndim në fund të seancës së parë të stërvitjes së Chelseat pas rikthimit në Cobham për sezonin e ri në Ligën Premier, dhe kishte munguar në festën e trofeut të mërkurën para mijëra tifozëve në ‘Stamford Bridge’. 

banner

Trajneri Maresca bëri të ditur se dëmtimi është serioz, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së parë miqësore të Chelseat kundër Bayer Leverkusen. 

“Mbrojtësi Levi Colwill sot i është nënshtruar me sukses një operacioni për dëmtimin e ligamentit ACL”. 

“22-vjeçari u rikthye në Cobham për stërvitje në fillim të kësaj jave, por fatkeqësisht pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes”.  

“Vlerësimet mjekësore konfirmuan se operacioni ishte zgjidhja e nevojshme”. 

“Levi tani do të fillojë procesin e rikuperimit dhe do të mbështetet nga departamenti mjekësor i klubit në Cobham gjatë fazës së rehabilitimit”, thuhej në njoftimin e klubit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy