Hysa: Ambasadori Rohde erdhi në Kosovë me entuziazëm prej majtisti, por u zhgënjye nga Albin Kurti

by Nexhat

Historiani dhe diplomati kosovar, Ylber Hysa, në një intervistë për Pressing të T7 ka folur edhe për qëndrimet e ambasadorëve të huaj në Kosovë, konkretisht të ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Hysa ka thënë se ambasadori gjerman Rohde dukej që kishte ardhur në Kosovë me entuziazëm prej majtisti për shkak të studimeve të tij, por thotë se më pas ishte zhgënjyer me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

banner

“Madje, me sa di unë, vetë ambasadori Rohde ka një të kaluar të majtë si student dhe me siguri erdhi këtu me një entuziazëm, por fatkeqësisht më duket se i këndellur po e lë këtë vend shumë i dëshpëruar me ata që i ka parë si vëllezër ideologjikë,” ka deklaruar ish diplomati i Kosovës.

Në intervistë u theksua gjithashtu mbështetja që Gjermania i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite, si dhe fakti që ambasadori Rohde, sipas Hysës, nuk mund të jetë fare i kënaqur në përfundim të mandatit të tij në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy