Ish-hetuesja e Hagës, Neveka Tromp: Thaçi dhe të tjerët e mbështetën Gjykatën Speciale sepse besonin në drejtësi

by engel

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit, Neveka Tromp, ka kritikuar ashpër zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë pjesëmarrjes së saj në protestën e mbajtur në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara.

Tromp theksoi se të akuzuarit, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, fillimisht kishin mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, në besim të plotë se drejtësia do të zbatohej në mënyrë të ndershme dhe profesionale.

banner

“Ata që sot po akuzohen ishin vetë ata që mbështetën krijimin e Dhomave të Specializuara, sepse besonin në drejtësi dhe ndershmëri,” u shpreh ajo.

Ajo ngriti shqetësime për mungesën e një gjykimi të drejtë dhe të shpejtë, duke nënvizuar se pesë vite pas arrestimit të tyre, ish-udhëheqësit e UÇK-së ndodhen ende në paraburgim, pa një përfundim të qartë të procesit gjyqësor.

“Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, ajo rrezikon të kthehet në padrejtësi. Në raste të tilla, gjykimet nuk janë për të zbuluar të vërtetën, por janë gjykime të inskenuara,” tha Tromp.

Sipas saj, qëllimi i ligjeve ndërkombëtare të luftës është të mbrojnë ata që luftojnë për çlirim dhe liri, jo të ndëshkojnë individët që kanë vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

“Ata besuan se lufta e tyre ishte e drejtë, e lejuar, dhe se sundimi i ligjit do të triumfonte. Por sot, besimi i tyre është thyer. Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se ata e pranuan këtë proces me vetëdijen e plotë për rreziqet, sepse besuan në drejtësinë e kauzës së tyre.”

Deklaratat e Neveka Tromp vijnë në kohën kur në Kosovë dhe diasporë po rritet pakënaqësia ndaj ecurisë së Gjykatës Speciale, me kritika për vonesat dhe trajtimin që po u bëhet ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy