Kabineti izraelit i sigurisë do të mblidhet të enjten në mbrëmje për të diskutuar një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza, një veprim që — nëse ndodh — do të vinte pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga shumë njerëz në Izrael, përfshirë familjet e pengjeve që mbeten robër të Hamasit
Takimi vjen në një ditë kur të paktën 29 palestinezë u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në të gjithë Gazën jugore, sipas spitaleve lokale
Spitali Nasser në qytetin jugor të Khan Younis tha se 12 nga viktimat ishin nga njerëz që përpiqeshin të merrnin ndihmë pranë një vendi shpërndarjeje të drejtuar nga një kontraktor privat i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli.
Të paktën 50 persona u plagosën, shumë nga të shtënat me armë zjarri, tha spitali. As Fondacioni Humanitar i Gazës dhe as ushtria izraelite, e cila ndihmon në sigurimin e vendeve të grupit, nuk komentuan menjëherë mbi sulmet ose të shtënat. Ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin se vepron në zona civile me popullsi të dendur.
Kryeministri Benjamin Netanyahu është takuar këtë javë me këshilltarët e lartë dhe zyrtarët e sigurisë për të diskutuar ato që zyra e tij i quajti mënyra për të “arritur më tej qëllimet e Izraelit në Gaza” pas dështimit të bisedimeve për armëpushim muajin e kaluar

