Protesta e veteranëve, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se drejtësia nuk mund të përmbyset dhe viktimat nuk mund të shpallen agresorë,

banner

“Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik”.

“Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima”, shkroi tutje Spiropali.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy