Provokim i ulët në Poloni: Tifozët polakë mbështesin Serbinë me mesazh kundër Kosovës!

by informim peje

Mbrëmë në Poloni, në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena zvezdës (1-3) në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League.

Ekipi serb fitoi në fushë, por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.Tifozët polakë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb.

banner

Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim. Jo vetëm kaq, në kanalet e komunikimit, Crvena zvezda ka postuar një foto të banderolës dhe ka falenderuar tifozët e Lech Poznan.

Këto veprime skandaloze janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy