Drita është duke bërë paraqitje fantastike në Rumani, pasi e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë përballë FCSB në kuadër të kualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Evropës.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Veton Tusha ia doli të mposhte portierin e skuadrës rumune, për t’i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.
Drita vazhdoi me harkime nga jashtë zonës, por që brenda saj nuk ishte askush që t’i përgjigjej
Here is the goal from Veton Tusha pic.twitter.com/ZVYwn4eieY
— Itsbn007 (@Itsbn007) August 7, 2025
FCSB e krijoi rastin e parë serioz vetëm në minutën e 25-të përmes Adrian Sut, por që goditja e tij u bllokua nga mbrojta e ekipit kosovar.
Një kombinim i lojtarëve të Dritës në fund të pjesës së parë nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, pasi mungoi bashkëpunimi, pasi rezultati do të ishte 2-0.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në 45 minutat e dytë, por që klubi kosovar është duke treguar paraqitje bravuroze.

