Taravari akuzon Mickovskin: Thirrjet kundër shqiptarëve, të nxitura nga “bota serbe”

by informim peje

Skandaloze dhe të orkestruara, i ka cilësuar kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar në qytetin e Kumanovës.

Nga Pogradeci pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qytetit, Taravari fajësoi kryeministrin maqedonas Mickovski.

banner

Sipas tij, një ditë para ndeshjes basketbollit ka fyer shqiptarët në fjalimin e tij, ndërsa ka treguar se bota serbe ka ndikim të veçantë në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, koalicioni i Besëlidhja e Aleancës Kombëtare për Integrim do të ketë takime me kryetarët e bashkisë së Korçës, Kolonjës dhe Pustecit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy