Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, për Kosovës mbeten të njëjta

by Nexhat

Tarifat e reja të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,  për më shumë se 90 vende anembanë botës kanë hyrë në fuqi.

Tarifat nënkuptojnë se kompanitë që sjellin mallra të huaja në SHBA do të duhet t’i paguajnë taksat qeverisë, dhe ekspertët thonë se këto kompani mund t’ua kalojnë kostot konsumatorëve.

banner

Brazili përballet me një nga tarifat më të larta të SHBA-së në botë, me një normë prej 50% të aplikuar për shumicën e mallrave.

India gjithashtu do të përballet me një normë prej 50%, në fuqi nga 27 gushti, raporton BBC.

Tarifat do të zbatohen edhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas këtyre përqindjeve: Serbia 35 për qind, Bosnja e Hercegovina 30 për qind, Maqedonia e Veriut 15 për qind, Kosova 10 për qind dhe Mali i Zi 10 për qind.

Pjesë e listës është edhe Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, produktet e së cilës do të tatohen me 15 për qind gjatë importit në Shtetet e Bashkuara.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy