“Thirrje për drejtësi” – Sot protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

by informim peje

Sot, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pritet të mbahet një protestë gjithëpopullore e organizuar nga organizatat e dala nga lufta, me moton “Kundër padrejtësisë”. Qëllimi i protestës është shprehja e pakënaqësisë për siç thuhet,  mbajtjen e padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL – UÇK) ka konfirmuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e protestës, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit.

banner

“Kemi komunikuar me strukturat tona dhe me shumë qytetarë. Për ata që dëshirojnë të marrin pjesë me autobusë, kemi caktuar parkingun ‘Prishtina’, pranë Pallatit të Rinisë, si pikënisje,” deklaroi Gazmend Syla, nënkryetar i OVL – UÇK-së.

Syla theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për të dërguar një mesazh të qartë solidariteti ndaj ish-bashkëluftëtarëve që, sipas tij, po mbahen në paraburgim pa bazë të drejtë.

“Ftoj të gjithë qytetarët që ndajnë këtë ndjeshmëri me ne të jenë pjesë e protestës. Është një mesazh që nuk u drejtohet vetëm atyre që po gjykohen, por edhe bashkësisë ndërkombëtare – se ata nuk janë vetëm,” shtoi ai.

Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga spektri politik shqiptar, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë në vend e më gjerë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por janë deklaruar të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy