Veteranët ngrihen në protestë: “Jo Gjykatës Speciale!” – Gucati mes protestuesve në sheshin “Skënderbeu”

by engel

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku në orën 17:00 pritet të nisë një protestë e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qëllimi i protestës është kundërshtimi i veprimeve të Gjykatës Speciale, të cilat protestuesit i konsiderojnë të padrejta ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ndër të pranishmit është edhe Hysni Gucati, ish-kryetar i OVL-UÇK, i cili ka përshëndetur protestuesit duke u bashkuar me bashkëluftëtarët e tij.

banner

Kujtojmë se në maj të vitit 2022, Gucati dhe zëvendësi i tij u dënuan me katër vjet e gjysmë burg për akuzat e pengimit të drejtësisë. Më vonë, Gjykata e Apelit ua uli dënimin për tre muaj.

Protesta pritet të shoqërohet me mesazhe të forta në mbështetje të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe kundër asaj që të gjithë janë të bindur dhe e quajnë padrejtësi ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy