Dogana e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë dhe 100 fishekë gjatë një kontrolli të kryer sot në Pikën Kufitare të Vermicës.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësitet Antikontrabandë, në bashkëpunim me zyrtarët e shqyrtimit të Doganës, kanë kryer një kontroll të detajuar të një kamioni dhe ngarkesës së tij.
“Gjatë këtij kontrolli është hasur një pistoletë e llojit 9 mm si dhe 100 copë fishekë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Dogana në Facebook.
Rasti është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

