Gruda: Gjykata Kushtetuese qartësoi katër çështje

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përparim Gruda ka thënë se i ka qartësuar katër çështje.

banner

Një prej çështjeve është edhe shpallja e pavlefshme të seancave nga 27 qershor deri më 26 korrik.

Reagimi i Grudës

Gjykata Kushtetuese ka qartësuar katër çështje kryesore, duke vërtetuar atë që kemi thënë që nga fillimi si PDK:

 1.  LVV dhe Avni Dehari nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në rastin KO124/25. Si rrjedhojë, të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

 2. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur; votimi i fshehtë përbën shkelje të Kushtetutës.

 3. I njëjti kandidat nuk mund të vihet në votim më shumë se tre herë.

 4. Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga dita kur ky aktgjykim hyn në fuqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy