Osmani takohet me ambasadorin turk: Turqia mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të enjten me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Siç thuhet në njoftimin e presidencës në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes.

banner

Osmani ritheksoi se Turqia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për siç thotë ajo mbështetjen e vazhdueshme të saj në rrugën euroatlantike të vendit tonë.

“Presidentja theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet prioritetet strategjik i Republikës së Kosovës dhe se bashkëpunimi me Turqinë në këtë drejtim është thelbësor. Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan po ashtu për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy