Partneri i VLEN-it në qeverinë e Mickoskit, Petar Bogojevski i quan ushtarët e UÇK-së, banda terroriste

by Nexhat

Në përvjetorin e sulmit ndaj karvanit ushtarak në Karpalak, përfaqësues të Konceptit Maqedonas, pjesë e shumicës parlamentare-qeveritare ku bënë pjesë edhe koalicioni shqiptar VLEN kanë nderuar të rënët e ARM-së me vendosje të luleve para përmendores përkujtimore,

Sic raporton portali “FLAKA”, delegacioni i Konceptit Maqedonas, i përbërë nga Dr. Petar Bogojevski, kryetar i partisë, spec. Ljupço Smilev, nënkryetar dhe Goran Veljanovski, koordinator i Konceptit të Mbrojtësve Maqedonas (MBK), kanë shprehur respekt për të rënët duke kujtuar sulmin, siç thon siç thonë ato, akt terrorist dhe duke kërkuar më shumë kujdes institucional për mbrojtësit.

banner

“Na vjen keq që nuk bëmë më shumë për mbrojtësit! Por edhe tek ata ka faj, nuk e dhanë mbështetjen e duhur,” deklaroi Petar Bogojevski, duke i quajtur të rënët në Karpalak si “martirë të kombit” dhe duke dënuar, siç thonë ato, “sulmin frikacak të bandave terroriste”, duke aluduar tek ushtarët e UÇK-së.

Koncepti Maqedonas është pjesë e shumicës parlamentare dhe përmes këtyre mesazheve synon të rrisë ndërgjegjësimin për statusin e mbrojtësve maqedonas dhe përkujdesjen ndaj tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy