Popoviq pranon fajësinë: Dënimi me burg zëvendësohet me gjobë 3000 euro dhe dëbim dyvjeçar nga Kosova

by engel

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special, u mbajt sot (8 gusht) seanca dëgjimore ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë. Gjatë seancës, gjykata aprovoi marrëveshjen për pranim të fajësisë, të arritur mes Popoviqit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Popoviq u soll i prangosur në gjykatë dhe u paraqit para gjyqtarit Kujtim Krasniqi dhe prokurores speciale Firkrije Zejnullahu. Sipas marrëveshjes së aprovuar, dënimi me 6 muaj burgim do të zëvendësohet me një gjobë prej 3 mijë eurosh, ndërsa atij i është shqiptuar edhe masa plotësuese e dëbimit nga territori i Kosovës për një periudhë prej dy vitesh.

banner

Prokurorja Zejnullahu theksoi se marrëveshja është në përputhje të plotë me ligjin dhe se i akuzuari ka qenë i konsultuar me avokatin e tij. Edhe mbrojtësi i Popoviqit, avokati Millosh Deleviq, e konfirmoi vlefshmërinë e marrëveshjes dhe përputhshmërinë e saj me dispozitat ligjore.

Igor Popoviq ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut. Më 5 gusht, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndëretnik, lidhur me një deklaratë publike kundër UÇK-së të mbajtur në Rahovec më 18 korrik 2025. Sipas aktakuzës, ai me qëllim kishte nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve etnike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy