Suhareka: Gjen një mjet të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë – ndërhyjnë FSK dhe KFOR-i

by informim peje

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.

Bëhet e ditur se njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.

banner

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore) pa ndonjë incident”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy