Turqia mbyll ngushticën e Dardaneleve për shkak të zjarreve në pyje

by engel

Turqia e mbylli të premten ngushticën e Dardaneleve për qarkullimin detar për shkak të zjarreve në pyje në këtë zonë.

Në një deklaratë për The National, Ministria turke e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se “trafiku i anijeve në Dardanele është pezulluar përkohësisht në të dy drejtimet për shkak të zjarreve në Çanakkale.”

banner

Një zyrtar nuk mundi të konfirmojë nëse bllokimi do të zgjaste deri në mesnatë, siç ishte sugjeruar në një njoftim të drejtorisë së sigurisë bregdetare.

Guvernatori rajonal tha se zjarrfikësit po punonin nga ajri dhe toka për të shuar zjarret në zonat rurale. Më shumë se një duzinë njerëzish kanë humbur jetën në javët e fundit për shkak të zjarreve dhe temperaturave ekstreme në Turqi, që në disa raste kanë kaluar mbi 50°C.

Rreth 100 anije kalojnë zakonisht çdo ditë përmes ngushticës së Dardaneleve, e cila, së bashku me Bosforin, formon Ngushticat Turke që lidhin Detin Mesdhe dhe Egje me Detin e Zi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy