Yjet e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski, janë gjobitur nga UEFA me nga 5 mijë euro secili për mosrespektim të rregullave të kontrollit antidoping. Sipas njoftimit zyrtar, pas një ndeshjeje ndërkombëtare të zhvilluar sezonin e kaluar, të dy lojtarët nuk kanë shkuar menjëherë në zonën e kontrollit, siç kërkohet nga protokollet e UEFA-s.
Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është ndëshkuar me një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe një ndeshje pezullim në garat e UEFA-s për sjellje të papërshtatshme. E njëjta masë ndëshkuese është marrë edhe ndaj ndihmësit të tij, Markus Sorg.

