Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin

by Nexhat

Analisti Ilir Deda, ka reaguar rreth aktgjykimit të sotëm të Kushtetueses, duke thënë se kjo e fundit ‘‘bardh e zi e saktësoi rrugën për zhbllokimin e Kuvendit’’.

Ai ka deklaruar edhe se me aktgjykimin e sotëm të Kushtetueses ‘‘bie për toke e gjithë propaganda e bllokuesve që me muaj po e mbajnë vendin peng të tekeve të tyre’’.

banner

Postimi:

Mirë shumë – Gjykata Kushtetuese  bardh e zi e saktësoi rrugën për zhbllokimin e Kuvendit.

Rruga përpara:

– Votimi VETËM i hapur;

– Një kandidaturë VETËM 3 herë;

– 30 ditë të reja për mbledhjet çdo 48 orë të Kuvendit, deri sa të zgjedhjet Kryetari/ja dhe Kryesia.

Me këtë aktgjykim bie për toke e gjithë propaganda e bllokuesve që me muaj po e mbajnë vendin peng të tekeve të tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy