63-vjeçari gjendet i pajetë në zonë pyjore në Malishevë, dyshohet për vetëvrasje

by engel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një burrë është gjetur i pajetë në një zonë pyjore.

Sipas burimeve mediatike, viktima është identifikuar si Milaim Zogaj, 63 vjeç, i cili u gjet nga familjarët rreth orës 17:20 në vendin e quajtur “Tishan”, mes fshatrave Bellanicë dhe Ngucat.

banner

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e Stacionit Policor Malishevë, hetuesit rajonalë të DRP-Gjakovë si dhe një ekip mjekësor nga QKMF-Malishevë, i cili ka konstatuar vdekjen. Hetimet e para dyshojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë zjarri.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është klasifikuar si “Hetim i Vdekjes” dhe po hetohet nga autoritetet kompetente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy