AGK mbështet mediat shqiptare: Goditje ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim

by engel

Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka shprehur solidaritet të plotë me mediat në Shqipëri, pas aksionit policor që ndërpreu në mënyrë të dhunshme punën e disa prej tyre.

Rexha e ka cilësuar këtë veprim si një goditje të papranueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve për të marrë informacione të drejta dhe të plota.

banner

“Solidaritet i plotë i AGK-së me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim,” ka shkruar Rexha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy