Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është konfirmuar zyrtarisht si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të garuar edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Vendimi është marrë mbrëmë nga Këshilli i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan, me mbështetjen e plotë të të gjitha strukturave të subjektit, nga Kryeministri Albin Kurti deri te aktivistët dhe anëtarët e VV-së në nivel lokal.
“Jam thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për përkrahjen e plotë të të gjitha strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që u kurorëzua sonte me votim të Këshillit të Qendrës në Gjilan për të më konfirmuar zyrtarisht si kandidat për Kryetar të Gjilanit. Vazhdojmë bashkë edhe katër vite të tjera pune e përkushtim për Gjilanin që duam. Na priftë e mbara!”, ka deklaruar Hyseni pas konfirmimit.
Me këtë vendim, Hyseni synon të udhëheqë Gjilanin edhe për katër vitet e ardhshme, duke vazhduar projektet dhe politikat e nisura gjatë mandatit të tij të parë.