Debutimi i Ardon Jasharit te Milani merr vlerësime të larta nga mediat italiane

by engel

Debutimi i Ardon Jasharit me fanellën e Milanit ka marrë nota pozitive nga mediat sportive italiane. “Milani shfaqi lojë të sigurt në mesfushë, falë paraqitjes së shkëlqyer të Jasharit, shpejtësisë së Chukwuezes dhe organizimit taktik”, ka shkruar e përditshmja prestigjioze “La Gazzetta dello Sport” pas barazimit 1:1 kundër Leeds United.

Përballja u zhvillua të shtunën në “Aviva Stadium” në Dublin, me Santiago Gimenez që shënoi për kuqezinjtë në minutën e 31-të, ndërsa Anton Stach barazoi shifrat në minutën e 67-të. Jashari u aktivizua si titullar dhe u zëvendësua pas 60 minutash lojë.

banner

Trajneri Massimiliano Allegri, pas ndeshjes, nuk kurseu lëvdatat për mesfushorin e ri:
“Jashari më ka befasuar. Ka punuar më shumë individualisht dhe më pak me topin, ndaj ka ende hapësirë për përmirësim, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Te Milani duhet të kemi vetëm një mentalitet – të fitojmë çdo ndeshje.”

Transferimi i Jasharit nga Club Brugge te Milani u zyrtarizua të mërkurën për 34 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse. Mesfushori 23-vjeçar, i cili përfaqëson Zvicrën, shihet si pasardhës i Granit Xhakës në mesfushën helvetike. Ai numëron katër paraqitje me përfaqësuesen A, ndërsa në nivel klubesh ka shkëlqyer me Luzernin dhe Club Brugge, duke fituar Kupën e Belgjikës dhe çmimin e lojtarit më të mirë në “Jupiler Pro League”.

“Forma e tij fizike mund të mos jetë në maksimum, por është mesfushor i kompletuar që mund të sjellë kënaqësi për tifozët në ‘San Siro’,” ka shtuar “La Gazzetta dello Sport”.

Nën drejtimin e Allegrit, kjo ishte miqësorja e katërt e Milanit, pas humbjes 1:0 ndaj Arsenalit dhe fitoreve 4:2 ndaj Liverpoolit dhe 9:0 ndaj Perth Gloryt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy