Ivanka Trump dhe Jared Kushner blejnë ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë, planifikojnë resort luksoz

by engel

Media italiane, duke iu referuar burimeve të “The Guardian”, raporton se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për më shumë se 1 miliard dollarë. Ky ishull, i njohur për peizazhet natyrore dhe historinë ushtarake, është synimi i çiftit për ta kthyer në një resort luksoz.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është hapur për vizitorë që nga viti 2015, por një pjesë e tij mbetet zonë ushtarake e mbyllur. Gjatë periudhës komuniste, ishulli ishte përdorur për stërvitje ushtarake dhe operacione, dhe sot është ende i mbushur me bunkerë dhe tunele të papastra nga minat dhe mbetjet ushtarake.

banner

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, derisa u bë publike marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh. Një prej sfidave kryesore mbetet pastrimi i zonës nga këto minat e pashpërthyera për të garantuar sigurinë e vizitorëve të ardhshëm.

Grupi Affinity, që ka menaxhuar këtë transaksion, po punon edhe për një projekt tjetër në Serbi, ku synon të transformojë ish-selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Projektet për kthimin e ishullit të Sazanit në një destinacion turistik luksoz kanë ngjallur shqetësime mes grupeve mjedisore dhe studiuesve, të cilët paralajmërojnë për rreziqet që mund të kenë ndikim negativ mbi mjedisin natyror dhe trashëgiminë kulturore të zonës. Ndërkohë, shqiptarët kanë nisur ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, duke reflektuar ndikimin e familjes Trump në këtë investim të madh.

Në një podcast, ish-presidenti Donald Trump shprehu entuziazmin për projektin, duke e cilësuar si “të jashtëzakonshëm”, por theksoi se sfida kryesore mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy