Këshilltari i Putinit: Takimi me Trump do të përqendrohet në zgjidhjen e qëndrueshme të krizës në Ukrainë

by engel

Kremlini ka konfirmuar mbajtjen e takimit mes Vladimir Putin dhe Donald Trump më 15 gusht, përmes një deklarate online.

Sipas këshilltarit të Putinit, Yuri Ushakov, fokus i bisedimeve do të jetë diskutimi i mënyrave për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për krizën në Ukrainë.

banner

Megjithatë, Ushakov bëri me dije se takimi nuk do të kufizohet vetëm në temën e luftës në Ukrainë. Ai theksoi se interesat ekonomike të Rusisë dhe SHBA-së përputhen në zonën e Alaskës dhe Arktikut, duke shtuar se ekzistojnë perspektiva për “projekte të mëdha me përfitime të ndërsjellta”.

Gjithashtu, Ushakov njoftoi se është dërguar një ftesë që Trump të zhvillojë një takim me Putinin në territorin rus.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, dhe konfliktet kanë vazhduar prej atëherë, me forcat ruse që kanë zgjeruar gradualisht kontrollin në pjesën lindore të Ukrainës gjatë vitit të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy