Policia e Kosovës, përmes Departamentit për Burime Njerëzore dhe Divizionit të Trajnimeve, ka përfunduar me sukses trajnimin intensiv 70-orësh “Mbikëqyrës i Patrullës”, i zhvilluar nga 28 korriku deri më 8 gusht 2025.
Në këtë trajnim morën pjesë 32 zyrtarë policorë nga të gjitha rajonet e vendit, të cilët zhvilluan aftësi të avancuara teorike dhe praktike për udhëheqjen e ekipeve reaguese. Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve udhëheqëse për të siguruar një shërbim policor më efektiv, të drejtë dhe të besueshëm për komunitetin.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për të zhvilluar një forcë moderne, profesionale dhe të afërt me qytetarët.