Serbia thotë se Igor Popoviq pranoi fajësinë “nën presion” për nxitje të përçarjes

by engel

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka reaguar ndaj dënimit të zyrtarit serb Igor Popoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke pretenduar se ai e ka pranuar fajësinë “nën presion, dhe jo me vullnet të lirë”. Popoviq ishte dënuar me 6 muaj burgim, që u zëvendësua me gjobë prej 3,000 eurosh, dhe i ndalohet hyrja në Kosovë për dy vjet, për shkak të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit gjatë një fjalimi në Rahovec.

Ministria serbe e cilëson këtë proces si “një sulm ndaj të drejtave të popullit serb” dhe shpreh gatishmërinë për të përdorur të gjitha mjetet ligjore dhe politike për mbrojtjen e Popoviqit. Sipas saj, marrëveshja për pranimin e fajësisë është e pavlefshme në Serbi dhe është bërë nën presion, duke shkelur të drejtat e garantuara me rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së.

banner

Popoviq vetë ka mohuar se ka qenë nën presion dhe ka konfirmuar pranimin e fajësisë në gjykatë.

Ky rast ka nxitur tensione mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, me akuza për kërcënime dhe reagime të forta nga të dyja palët, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e kaluara dhe ndjeshmëritë lidhur me historinë dhe luftën në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy